Mirë se erdhët në shkollën ILG!

Mirë se erdhët në shkollën ILG!
Shkolla ILG është një institucion i themeluar dhe udhëhequr nga prind dhe mësues që përqendrohen në zhvillimin e një fëmije të pavarur dhe të lumtur duke siguruar që të gjithë fëmijët tanë ta duan mësimin. 
 
Ne në shkollën ILG jemi krenar të ju njoftojmë mbi zgjerimin tonë në shkollën e mesme të ulët. Bordi i shkollës së bashku me stafin kanë shpenzuar shumë kohë dhe përkushtim për të krijuar mjedisin ideal që shkolla të vazhdojë të rritet drejt një shkolle të mesme të ulët të plotë, duke filluar këtë vit me hapjen e klasës së 8-të. 
 
Hapja e klasës së 6-të për vitin akademik 2018/2019 është hapi i parë në zgjerimin e shkollës deri në fund të shkollës së mesme të lartë. Për t'u përgaditur për këtë rritje, ne kemi filluar zgjerimin e kampusit tonë me ndërtesat tona të reja që hapen në shtator 2017. Gjithashtu një ndërtesë e re e mensës dhe zona të jashtme sportive janë të planifikuara për 2018/2019.  Prindër, mësues dhe administrata janë duke punuar së bashku për të krijuar kampusin ideal përmes procesit të renovimit dhe të dizajnimit; duke punuar shumë për të ofertuar klasa të gjera dhe moderne për studentët tanë në mënyrë që t’i inkurajojmë ata që të mundohen të arrijnë sa më shumë nga kurrikulumi i tyre. 
 
Në kuadër të kampusit të ri të tre ndërtesave do të kemi një hapsire lojërash parashkollore, sallën e muzikës parashkollore, sallën e artit parashkollor, sallën e mensës parashkollore, hapësirën e brendshme sportive, sallën e laboratorit shkencor, sallën e muzikës dhe dramës, mensën për shkollën fillore, kabinet i multimedias, studio arti, bibliotekë, zonë e jashtmë sportive, hapësirë lojërash dhe sallën për ESL (anglishtja si gjuha e dytë). 
 
Që nga akreditimi ne kemi vazhduar të punojmë me ekipin tonë ndërkombëtarë të akreditimit dhe me angazhimin e të gjithë antarëve të komunitetit tonë shkollorë në ruajtjen e arsimit cilësor dhe atmosferën e ngrohtë familjare me të cilën ne jemi shumë krenar. Ndërkohë ne po hulumtojme se si mund të zgjerojmë shërbimet tona në të gjithë programin mësimor në mënyre qe shkolla të rritet me nxënësit tanë dhe të mbetet shkollë ku "duam të mësojmë". 
 
Ne gjithashtu jemi angazhuar në një proces gjithëpërfshirës të rishikimit të shërbimit që ne ofrojmë jo vetëm për studentët ndërkombëtarë, por edhe për studentët vendorë që vazhdojnë të rriten brenda komunitetit tonë. Jemi krenar me rezultatet qe arrinjë nxënësit tonë në gjuhën angleze përmes programit tonë të mbështetjes ESL (English Second Language - Anglishtja gjuha e dytë) dhe pranojmë të mbështesim nxënësit tanë lokalë për të marrë kompetenca në gjuhën e tyre amtare shqipe. Që nga shtatori do të inkorporojmë gjuhën shqipe për nxënësit me gjuhën amtare shqipe. Frengjishtja do të vazhdojë të jetë gjuha e dytë dhe aktivitetet pas shkollës ofrojnë mundësi të tjera për t'u bashkaur me klasa të tjera të gjuhëve. 
 
Bazuar ne standardet e përbashkëta të bashkëpunimit ne do të vazhdojmë të sigurojmë tekstet më të fundit të librave të botuar nga botuesit amerikanë dhe burime të tjera per klasë, duke përfshirë material manipulative, lojërat edukative, softuer,  dhe materiale të tjera shtesë në mënyrë që të arrijnë sukses të gjithë  nxënësit duke ofruar një eksperiencë edukative frymëzuese dhe kuptimplotë. 
 
Në shkollën ILG ne vazhdojmë të administrojmë testin e arritshmërisë ne bazë kompjuterike MAP  (Measures of Academic Progress ®) që krijon një vlerësim të personalizauar duke iu përshtatur nivelit të të nxënit të secilit nxënës - duke matur progresin dhe rritjen individuale për secilin nxënës. Testimi DRA (Development Reading Assessment) është një vlersim tjetër i standardizuar që na ndihmon të përcaktojmë nëse nxënësit po lexojnë në nivelin e klasës së tyre ose më lart. Qëllimi kryesor i këtyre vlerësimeve është të përmisojë përvojën e të nxënit duke përdorur informacionin e fituar për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të mësimdhënies  dhe të nxënit duke siguruar mbështetjen më të mirë të mundshme për secilin fëmijë. 
 
Partneriteti ynë me prindërit është çelësi i themelit tonë të fortë. Duke i shërbyer organit më të lartë drejtues Asamblesë së Përgjithshme, prindërit sigurohen se fëmijet e tyre po marrin arsimin më të mirë.  Ata që janë pjësë e Bordit japin kontributet e tyre dhe marrin vendime të rëndësishme në buxhetim, hartim të politikave dhe ruajtje të cilësisë shkollore. Përderisa anëtarët e PTA (këshilli i prindërve dhe mësuesve) dhe komiteti i shkolles ofrojnë një mbështetje të pamuar për shkollën dhe studentët tanë. Ne inkurajojmë të gjithë prindërit që të përfshihën në këto organe dhe të jenë antarë aktivë të komunitetit tonë duke sjellë ekspezitën dhe vizionin e tyre për shkollën tonë dhe duke kontribuar në procesin e përmisimit tonë të vazhdueshëm. 
 
Ju lutem klikoni linkun më poshtë në kalendarin shkollor.