Këshilli i Drejtorëve në Shkollën ILG

Këshilli i Drejtorëve në Shkollën ILG

Këshilli i Shkollës ILG  është i ngarkuar me përcaktimin e politikave. Drejtori Ekzekutiv është i ngarkuar me menaxhimin dhe administrimin në përputhje me ligjin dhe statusin e Shkollës ILG

Këshilli vepron në bazë të një kodit të sjelljes që reflekton vlerat e shkollës,dhe thekson interesat më të mira të nxënësve. Të arriturat e nxënësve janë shqetësimet primare të këshillit. Qëndrueshmëria e përgjithshme e shkollës udhëzon çdo vendim të këshillit.
 

Këshilli i Shkollës ILG përbëhet nga 7 prindër të zgjedhur, drejtori i shkollës dhe nga një përfaqësues të zgjedhur të personelit. Anëtarët e zgjedhur të këshillit janë vullnetarë. Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shkollës ILG nuk bëjnë pjesë në personelin arsimor, por mund të marrin pjesë në zgjedhjen e Këshillit të Kuvendit në mbledhjet e rregullta. Këshilli nga anëtarët zgjedh një kryesues, një zëvendëskryetar, një sekretar dhe një arkëtar.  

Këshilli është përgjegjës, dhe duhet të raportojnë për komunitetin shkollor lokal dhe në Ministrinë e Arsimit. Këshilli përditëson komunitetin e shkollës në lidhje me aktivitetet në mbledhjet e rregullta dhe në buletin.

Këshilli mblidhet rregullisht gjatë vitit akademik, të paktën një herë në muaj. Për hulumtim gjithëpërfshirës dhe detyrat elaborative, Këshilli i Drejtorëve i raporton Këshillit për Informacione ose Vendime.

Komisionet e këtij viti janë:

  •      Politikat
  •      Financat
  •      Informim të opinionit
  •      Akreditimi

Vendet të lira në Këshill

Shkolla ILG përbëhet nga një këshill i larmishëm të cilët me një anëtarësim kolektivish gëzon aftësitë e nevojshme për t'iu përgjigjur përgjegjësive që i janë besuar në të.
 

Aktualisht, Këshilli i Shkollës ILG ka hapur tre pozita. Ju lutem kontaktoni: info@ilg-ks.org për të pranuar formën e emërimit.

Planifikimi Strategjik

Këshilli është përgjegjës për zhvillimin e Planit Afatgjatë Strategjik të Shkollës ILG me pjesëmarrjen e palëve të Shkollës ILG. Plani Strategjik është në përputhje me Misionin,Vizionin dhe Pasqyrat e Vlerave; dhe fokusohet në mësimin dhe mirrëqenien e nxënësve. Bazuar në Planin Strategjik, Këshilli i Shkollës ILG zhvillon Planet e veta vjetore për përmirësimin e Shkollës që gjejnë pasqyrimin në buxhetet vjetore.

Politika

Këshilli i Drejtorëve të Shkollës ILG është i ngarkuar me përcaktimin e politikave, menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të Shkollës ILG  në përputhje me ligjin dhe statutin e Shkollës ILG. Hartimi i rregullave shkollore janë shqyrtuar dhe miratuar nga Komisionet e  Këshillit dhe anëtarëve të personelit të shkollës.Hartimi i rregullave janë shqyrtuar dhe miratuar nga këshilli. Hartimi dhe rishikimi i proceseve politike ndjekin qasjen e përbashkët me fazat e zhvillimit të politikave.

Miratimi dhe Hartimi i Rregullave:

  • Kodi i Sjelljes për Anëtarët e Këshillit të Shkollës  
  • Rregullorja Financiare
  • Politika Anti Mashtrimi dhe Korrupsioni
  • Rregullorja Mbrojtja Kundër Zjarrit
  • Plani i Trajnimit të Personelit mbi Procedurat Evitimi të Zjarrit
  • Regullorja për Sigurinë në Punë, Mbrojtje Shëndetësore të të Punësuarve dhe Ambientit të Punës
  • Mjekësi/Politikat e Urgjencës dhe Procedurat; Plani Menaxhimi i Krizave (Evakuimi)
  • Politika e Pagave për Personelin e Shkollës ILG
  • Mungesat e Nxënësve dhe Politikat për Punimin e Detyrave
  • Rregullorja për Pranimin/ Largimin e Nxënësve
  • Rregullorja e Shërbimit të Ushqimit
  • Rregullorja për Regjistrimin e të Huajve/ Vendorëve në Shkollën ILG
  • Rregullorja e Pushimit të Lehonisë
  • Shkolla ILG Pagesat dhe Politikat për Zbritjen e Çmimit në Pagesë
  • Shkolla ILG Rregullorja për Planin e Pagesave për Anëtarët e Personelit
  • Shkolla ILG  Doracaku për Personelin
  • Shkolla ILG  Rregullorja për Personelin e ILG-së 2015-2016
  • Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve
  • Rregullorja e Doracakut të Këshillit
  • Politika & Procedurat në Situatën e Bllokimit/Në rast sulmi
  • Politikat e Mediave Shoqërore     
Lista e fajlleve