Toddler & Parashkollor

Toddler & Parashkollor

 Cerdhe femijesh (1 vjeç)
 Programi Toddler  (2 vjeç)

Gjysmë-ditor 8:00 deri 12:30
Qëndrim-Ditor 8:00 - 15:00 
 
Programi toddler - Parashkollor në Shkollën ILG  aspiron në filozofinë dhe metodat e  Dr. Maria Montessori. Zhvillimi i trurit dhe të mësuarit në këtë moshë janë shumë të varura nga lëvizjet. Fushat e të mësuarit janë shumë mirë të përcaktuara dhe hapësira e mbrendshme dhe e jashtme është e hapur për të lejuar mjaft hapësirë për lëvizje, zbulim dhe ndërveprim shoqëror. 
 
Mësimdhënësit i udhëzojnë fëmijët në një mjedis të përgaditur, me kujdes, me lëvizjen bruto motorike, si dhe pasurimin e gjuhës dhe mundësive praktike të jetës.Ambienti i përgaditur është i bukur dhe delegon me kujdes renditjen e materialeve stimuluese të përshtatshme për moshën dhe aktivitetin, për të plotësuar nevojat në zhvillim të foshnjës.Mjedisi i përgaditur në  natyrë, i mundëson fëmijës të lëvizin lirshëm, të zhvillojnë lëvizjen dhe të ndërveprojnë me natyrën.
.

Rrugëtimi i Programit Toddler në këtë ambient të bukur të klasës lehtëson hyrjen në programin para-shkollor.

Në koordinim me Bordin e Shkollës ILG, një strukturë e re e tarifave për shkollim miratohet për 2019-2020 *.

Normat e reja mund të gjenden më poshtë dhe gjithashtu do të përfshijë një aktivitet të përditshëm dhe aktivitete pas shkollës.

Pagesa e shkollimit mund të paguhet në dy këste të barabarta, e para deri më 15 gusht 2019 dhe e dyta deri më 01 dhjetor 2019.

 
Shkolla ILG ofron 25% zbritje për të gjithë fëmijët e vegjël për vitin shkollor 2018/2019.  
 
Për detaje të mëtejshme ju lutemi kontaktoni zyrën e administratës në info@ilg-ks.com .
 

Cerdhe fëmijësh

 

(1 vjeç))

Pagesa Vjetore

8:00 - 12:30pm

€3,050

8:00 - 3:00pm

€4,300

Toddler

(2 years old)

Pagesa Vjetore

8:00 - 12:30pm

€3,050

8:00 - 3:00pm

€4,300

 
  

 Programi Parashkollor ( 3 vjeç)

Qëndrim-ditor 8:00 - 15:00
 
Programi parashkollor në kopshtin e fëmijëve në Shkollën ILG është projektuar në atë mënyrë që fëmijët të ndihen si në shtëpi.Ky program fillon për të aftësuar fëmijët në jetën reale dhe zhvillon aftësitë e tyre sociale si një fije të përbashkët. Gjatë gjithë përvojës parashkollore,fëmijët mësojnë të kujdesen për veten dhe mjedisin e tyre.Formimi i grupmoshave të ndryshme ndihmon fëmijët të zvhillojnë ndjenjën rreth komunitetit dhe mbështetjen e zvhillimin social.
 

Mësuesi udhëzon fëmijën me kujdes në një mjedis të përgaditur për të zhvilluar konceptet e përvojës, duke i angazhuar dhe aftësuar në praktikë.Akademikët prezantojnë përmes materialeve të cilat bazohen në të menduarit konkret dhe abstrakt. 

Mësimet dhe aktivitetet në gjuhë,matematikë,shkencë dhe studime të kulturës janë argëtuese dhe reflektojnë botën reale duke i mbajtur fëmijët të angazhuar dhe të lumtur për të fituar aftësi dhe pavarësi të reja.Fëmijët gjithashtu kanë pjesën e biblotekës (leximit), marrin pjesë në ekskurzione dhe i mirëpresin vizitorët në klasë.

Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë fëmijën që të fitojë besim, të bëhet nxënës i pavarur në një ambient kreativ, të angazhohet, dhe në këtë mënyrë të sigurojë një themel të fortë për një jetë të të mësuarit.

 

Në koordinim me Bordin e Shkollës ILG, një strukturë e re e tarifave për shkollim miratohet për 2019-2020 *.

Normat e reja mund të gjenden më poshtë dhe gjithashtu do të përfshijë një aktivitet të përditshëm dhe aktivitete pas shkollës.

Pagesa e shkollimit mund të paguhet në dy këste të barabarta, e para deri më 15 gusht 2019 dhe e dyta deri më 01 dhjetor 2019.

 

Para Shkollor

(3 vjeç)

Pagesa Vjetore

8:00 - 3:00pm

€4,450

 

 Kopshti i fëmijëve (4 vjeç)

Qëndrim-ditor 8:00 - 15:00
 

      Kopshti i fëmijëve në Shkollën ILG ofron një program të strukturuar akademik prej orës 8:00 -15:00, gjithashtu të përqëndruar në secilin fëmijë individualisht, në zhvillimin individual social, emocional dhe fizik në një mjedis kreativ e të gjallë.

·         Në kurrikulën mësimore janë të përfaqësuara:arti i gjuhës, matematika, shkenca, studime shoqërore, muzika, edukatë fizike, dhe TIK-u 

  • Fëmijëve përmes programit Jolly Learning u ipet mundësia të njoftohen me aftësitë e tyre para-lexim nëpërmjet përdorimit të programit Jolly Phonics me të cilin përmes argëtimit bëhet prezentimi për akustikë dhe lexim të qetë. 
  • Programi i matematikës, përdoret  në matematikën e përditshmërisë, kurikula e matematikës, e përpiluar nga Universiteti i Çikagos prezanton operimet, modelet, funksionet dhe gjeometrinë në mesin e temave të tjera.  
  • Lënda Shkencore prezantohet përmes praktikës së fokusuar në jetën shkencore (degë e shkencës e cila mirret me çështjet e tokës dhe atmosferës), shkenca fizike, hapësirë dhe teknologji.

Mësimdhënësit e specializuar në këtë lëmi ligjërojnë dy herë në javë në klasa të veçanta siç janë: muzikë, art, edukatë fizike. Gjithashtu fëmijët kanë mundësi të shijojnë ekskurzionet dhe të jenë vizitorë të veçantë gjatë vitit.

Në koordinim me Bordin e Shkollës ILG, një strukturë e re e tarifave për shkollim miratohet për 2019-2020 *.

Normat e reja mund të gjenden më poshtë dhe gjithashtu do të përfshijë një aktivitet të përditshëm dhe aktivitete pas shkollës.

Pagesa e shkollimit mund të paguhet në dy këste të barabarta, e para deri më 15 gusht 2019 dhe e dyta deri më 01 dhjetor 2019.

 
 

Kopshti i fëmijëve

(4 vjeç)

Pagesa Vjetore

8:00 - 3:00pm

€4,450

Parashkollor

(5 vjeç)

Pagesa Vjetore

8:00 - 3:00pm

Norma e reduktuar (0%-40%) e mbuluar nga punëdhënësi

€4,900

 

Shkalla e nivelit ( 41%-90%) e mbuluar nga punëdhënësi.

   €12,800

Norma standarde (91%-100%) e mbuluar nga punëdhënësi

€18,000


 Ne i inkurajojmë prindërit e rinj për të caktuar një takim me drejtorin e shkollës sonë në info@ilg-ks.org dhe për të vizituar shkollën për të mësuar më shumë në lidhje me programin mësimor dhe klasat,regjistrimin dhe tarifat e shkollës.

 
 
Të akredituar ndërkombëtarisht
Të akredituar ndërkombëtarisht Akredituar nga AdvancED. Kurrikulën e bazuar në Common Core me instruksione në gjuhën Angleze. Gjuha shqipe e integruar në program.
Mësimdhënës të kualifikuar
Mësimdhënës të kualifikuar Mësimdhënës vendorë dhe ndërkombëtarë të kualifikuar në fëmijërinë e hershme, mësim dhënje dhe lëndë të veçanta.
Ndërtesë dhe ambiente moderne të të mësuarit
Ndërtesë dhe ambiente moderne të të mësuarit Një ndërtesë e re me në qendër nxënësin, kabinet i multimedias, sallën e laboratorit shkencorë, bibliotekë, mensë, ambiente të brendshme dhe të jashtme sportive dhe hapsirë lojërash.
Sukses për çdo nxënës
Sukses për çdo nxënës Ambient me qendër nxënësin me fokus zhvillimin tërësor të tijë duke përdorur testimin MAP dhe DRA për të përshtatur mësimdhënien për secilin nxënës.  Program të pasur të aktiviteteve pas shkollës,
Komunitet Vendor & Ndërkombëtar
Komunitet Vendor & Ndërkombëtar Komunitete të ndryshme dhe mbështetëse të shkollës që përfaqësojnë mbi 30 vende dhe 28 gjuhë.  PTA dhe Bordi angazhohen të i ndihmojnë prindërit të marrin pjesë në edukimin e femijëve.