Këshilli Prindër Mësues

Këshilli Prindër Mësues

Qëllimi kryesor i Këshillit Prindër Mësues është që të sigurojë mundësi për familjet dhe mësimdhënësit që të gjithë së bashku, të perfshihen, të përforcojnë frymën e shkollës dhe kështu të krijojnë një angazhim të fortë në komunitetin e Shkollës ILG.Këshilli Prindër Mësues është i përbërë prej prindërve dhe mësuesve vullnetarë të cilët organizojnë aktivitete zbavitëse për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit si dhe ngjarje për mbledhjen e fondeve gjatë gjithë vitit. Ne organizojmë mbrëmje filmi, shtije pjekurinash, punëtori sezonale dhe ngjarje sportive. Ne gjithashtu ndihmojmë në organizimin e ngjarjeve të ndryshme në shkollë, të tilla si:Festivali Harvest, Dreka Ndërkombëtare, organizimi i festës së fundvitit. Përpjekjet tona me grumbullimin e fondeve kanë ngritur fonde për kryerjen e aktiviteteve të shumta, të organizuara nga Këshillit Prindër Mësues dhe gjithashtu për të përmirësuar mjedisin tonë shkollor, duke përfshirë mjedisin shkollor në natyrë, këndin e lojërave dhe bibliotekën. Këshillit Prindër Mësues shërben si një platformë ku idetë dhe shqetësimet mund të ndahen me prindër dhe mësimdhënës të tjerë ne baza joformale si një mjedis për të ndihmuar dhe mbështetur menaxhimin e shkollës. Ju jeni shumë të mirëpritur për të kontribuar si vullnetar në Këshillit Prindër Mësues. Ne i mirëpresim propozimet dhe idetë për aktivitetet dhe ngritjen e fondeve. Është kënaqësi, të përfshihesh dhe të krijosh miqësi!!

Si të përfshihesh:
  •        Të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit janë automatikisht anëtarë të Këshillit Prindër Mësues
  • Bëhu pjesëtar i Këshillit Prindër Mësues dhe shtoni emrin tuaj në listën e postimeve dhe ndihmoni me ngjarje të ndryshme
  • Një kontribut vjetor prej 10 € për familje ngrit fondin e Këshillit Prind Mësues
  • Për tu përfshire dhe për të marrë më shumë informacione, ju lutem kontaktoni Këshillin Prind Mësues, në pta@ilg-ks.org     

Ju lutem vini re se ne mbështetemi në një grup të madh ndihmëtarësh, prindër dhe mësimdhënës, të cilët në mënyrë të barabartë përfshihen në aktivitetet dhe përpjekjet për rritjen e fondeve të Këshillit Prindër Mësues!!