Klasat Fillore 1-5

Klasat Fillore 1-5

   Shkolla ILG ofron arsimim fillor për klasën e parë deri të pestë, duke u bazuar në standardet Thelbësore të SHBA-së. Nxënësit fillojnë mësimin në klasën e parë në moshën gjashtë vjeçare. 

Si një shkollë ndërkombetare, kurrikula është e rregulluar në atë mënyre për të reflektuar unionin ndërkombëtar të nxënësve. Duke marrë parasysh se njohuria e nxënësve ndryshon dhe disa prej tyre mësojnë për herë të parë në gjuhën angleze, mësimdhënësit tanë me përvojë janë të gatshmëm për t'ju ndihmuar në çdo kohë.

 

Në programin e arteve të gjuhes, Shkolla ILG  zbaton modulin nga programi Journeys  e botuar nga Houghton MufflinJourneys ofron një model të integruar të leximit. Udhëzimi dhe aplikimi fokusohet në katër pjesë: Lexim dhe letërsi duke përfshire aftësitë themelore; të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit e gjuhës.Nxënësit janë të angazhuar gjatë tërë kohës, pasi që tekstet janë komplekse dhe me tema në interesin e tyre..

Programi fillor i matematikës i Shkollës ILG  zbaton programin Matematika e Përditshmërisë, e përpiluar nga Universiteti i Çikagos dhe botuar nga McGraw HIll. Matematika e Përditshmërisë e vë theksin mbi rëndësinë e reflekseve mbi numër-fakt dhe ofron udhëzime të diferencuara që mbështeten në strategjinë për të siguruar suksesin e nxënësve. Programi gjithashtu inkurajon nxënësit të mësojnë zgjidhje të shumta për të bërë operime matematikore në mënyre që nxënësit mund të zgjedhin rrugën adekuate e cila është më e mira për ta.

 

Në lëndët shkencore, Shkolla ILG ka zgjedhur mësimet shkencore të Scott Foresman nga Pearson. Mësimet shkencore përfshijnë katër njësi: Shkenca e Tokës (degë e shkencës e cila mirret me çështjet e Tokës dhe atmosferës), Shkenca Fizike, Shkenca e Hapësirës dhe e Teknologjisë, Nxënësit përpiqen të kuptojnë botën natyrore duke u angazhuar në projekte që do të ndihmojnë të kuptojne lidhjen midis shkencës dhe teknologjisë.

 

Nxënësit e klasave fillore poashtu marrin pjesë në klasa të specializuara që përfshijnë edukimin fizik, art, muzikë, gjuhën frënge dhe TIK-un ( Teknologjinë informative kompjuterike)

 

Në koordinim me Bordin e Shkollës ILG, një strukturë e re e tarifave për shkollim miratohet për 2019-2020 *.

Normat e reja mund të gjenden më poshtë dhe gjithashtu do të përfshijë një aktivitet të përditshëm dhe aktivitete pas shkollës.

Pagesa e shkollimit mund të paguhet në dy këste të barabarta, e para deri më 15 gusht 2019 dhe e dyta deri më 01 dhjetor 2019.

 

Shkolla Fillore

 

(Klasa 1 -5)

Pagesa Vjetore

8:00 - 3:00pm

Norma e reduktuar (0%-40%) e mbuluar nga punëdhënësi

€6,100

 

Shkalla e nivelit  (41%-90%) e mbuluar nga punëdhënësi

   €12,800

 

Norma standarde (91%-100%) e mbuluar nga punëdhënësi

     €18,000

 

Prindër klikoni këtu për të hyrë në faqen e klasës së fëmijës tuaj në faqen Weebly. Ne i inkurajojmë prindërit të rinj për të caktuar një takim me drejtorin e shkollës sonë në info@ilg-ks.org dhe për të vizituar shkollën, për të mësuar më shumë në lidhje me programin mësimor dhe klasat, regjistrimin dhe tarifat e shkollës.

Të akredituar ndërkombëtarisht
Të akredituar ndërkombëtarisht Akredituar nga AdvancED. Kurrikulën e bazuar në Common Core me instruksione në gjuhën Angleze. Gjuha shqipe e integruar në program.
Mësimdhënës të kualifikuar
Mësimdhënës të kualifikuar Mësimdhënës vendorë dhe ndërkombëtarë të kualifikuar në fëmijërinë e hershme, mësim dhënje dhe lëndë të veçanta.
Ndërtesë dhe ambiente moderne të të mësuarit
Ndërtesë dhe ambiente moderne të të mësuarit Një ndërtesë e re me në qendër nxënësin, kabinet i multimedias, sallën e laboratorit shkencorë, bibliotekë, mensë, ambiente të brendshme dhe të jashtme sportive dhe hapsirë lojërash.
Sukses për çdo nxënës
Sukses për çdo nxënës Ambient me qendër nxënësin me fokus zhvillimin tërësor të tijë duke përdorur testimin MAP dhe DRA për të përshtatur mësimdhënien për secilin nxënës.  Program të pasur të aktiviteteve pas shkollës,
Komunitet Vendor & Ndërkombëtar
Komunitet Vendor & Ndërkombëtar Komunitete të ndryshme dhe mbështetëse të shkollës që përfaqësojnë mbi 30 vende dhe 28 gjuhë.  PTA dhe Bordi angazhohen të i ndihmojnë prindërit të marrin pjesë në edukimin e femijëve.