Mensa dhe furnizimi me ushqime kalorike

Mensa dhe furnizimi me ushqime kalorike

Shkolla ILG ka kontraktuar Restorantin Fresa për të operuar me kafiterinë e shkollës të cilët do të shërbejnë dreka të ngrohta të përditshme dhe të ushqyeshme për studentët tanë.

Fresa do të ketë përgjegjësinë e përgatitjes dhe të shërbimit të ushqimit të shëndetshëm dhe të freskët në kafiterinë e shkollës për nxënësit tanë dhe periodikisht organizimin e aktiviteteve miqësore për fëmijët në lidhje me ushqimin e shëndetshëm dhe përgatitjes, si dhe mësimet rreth përfitimeve shëndetësore të ushqimit të balancuar.
 

Shkolla organizon sondazhet vjetore me nxënësit, prindërit dhe mësuesit për të siguruar që operatori  ynë është duke ofruar cilësi dhe ushqim të shëndetshëm.

Studentët janë gjithashtu të mirëpritur për të sjellë drekat e tyre dhe të kenë qasje në mikrovalë për të ngrohur ushqimin. Ushqimet e lehta të mëngjesit sigurohen nga shkolla.  

Ju lutem shikoni më poshtë një shembull të menysë mujore.
Kabineti, i Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit
Kabineti, i Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit

Laboratori i teknologjisë në Shkollën ILG, është i pajisur me laptopë që kanë infrastrukturë të avancuar të Hardverit dhe të Softverit, e që i plotësojnë kërkesat e nxënësve, të mësueseve dhe kurrikulumit. Të gjitha pajisjet teknologjike përdoren për t’i udhëzuar, si dhe për të bashkëpunuar me nxënësit individualisht, si në grup të para-përcaktuar ose si klasë në tërësi për t’u siguruar që e jemi duke e mbajtur vëmendjen dhe përqëndrimin e nxënësve gjatë gjithë kohës.

 

Theksi primar i shkollës sonë është rritja e shkathtësive në teknologji, duke përdorur aplikacione të ndryshme, për t’i ndërtuar në thellësi shkathtësitë kompjuterike me anë të përdorimit të programit “Code Studio”.

 

“Code Studio” është një platformë argëtuese e kreative, që ndihmon mësimin e kodimit bazik dhe shkencat kompjuterike! Duke përdorur një përzierje të modeleve në mësim, fëmijët mësojnë me një larmi aktivitetesh: të drejtpërdrejtë (me anë të kompjuterit), si dhe aktivitete që nuk kërkojnë përdorimin e kompjuterit.

 

Nxënësit i zhvillojnë shkathtësitë teknologjike nëpërmjet shtypjes në tastierë, të shkruarit, hulumtimit në internet, krijimit të prezantimeve, animimit, si dhe nëpërmjet artit në komjuter.

Biblioteka & Qenda e materialeve për gjuhën angleze si gjuhë e dytë
Biblioteka & Qenda e materialeve për gjuhën angleze si gjuhë e dytë

Shkolla ILG ka një koleksion të gjërë të librave të vendosur në dy biblioteka. Biblioteka në ndërtesën e edukimit parafillor ka rafte të mbushura me libra për lexuesit tonë më të rinj, ka shumë libra me figura, si dhe disa libra me kapituj për lexuesit tonë të hershëm.

 
Nxënësit kanë hapësirë të mjaftueshme për t’i shpërndarë librat në tepih dhe për të lexuar libra sipas zgjidhjes individuale. Po ashtu, është vendi ideal për t’u ndjerë rehat dhe për të dëgjuar një tregim që lexohet me zë të lartë.
 

Biblioteka e shkollës fillore karakterizoret me librave figurativë, shumë libra me kapituj, si dhe disa novela për të rinjtë. Këto libra janë të ndarë (seleksionuar) në gjini, kështu që lexuesit lehtësisht mund t'i gjejnë librat e tyre të preferuar, e po ashtu edhe të gjejnë libra të gjinive të ndryshme. Biblioteka jonë e ndritur e diellore, është një vend ku fton për të hulumtuar dhe gjetur librin që është adekuat për secilin lexues.

 

Meqenëse qëllimi ynë që nxënësve tonë t'iu sigurojmë çasje në shumë libra cilësorë, donacionet tuaja për libra mirë të ruajtur (libra të përdorur) janë gjithmonë të mirëseardhur.

 

Qendra e materialeve për ESL (Gjuha Angleze si Gjuhë e Dytë) në shkollën ILG është e hapësirë e veçantë, në të cilën nxënësit punojnë me mësuese me përvojë, e që iu ndihmon në përvetësimin e shkathtësive në gjuhën angleze, shkathtësi këto të nevojshme për të qenë nxënës të suksesshëm në klasë. Mënyra dhe koha e dhënies së mbështetjes bazohet në nevojat e secilit fëmijë, si dhe në nivelin e njohurive të gjuhës angleze.  

Kabineti i muzikës
Kabineti i muzikës

Në dhomën e muzikës ne e kemi pianon, libra muzikor në të cilët fëmijët praktikojnë këngë të ndryshme dhe mësojnë edhe rreth muzikës në teori. Pëveç kësaj, dhoma e muzikës është e pajisur edhe me instrumente për goditje (bateri, dajre, shkopinjt magjik, etj.) të cilët fëmijët i përdorin rregullisht për të mësuar rreth asaj se si mbahet ritmi, si dhe ritmit në muzikë.

 
Dhoma e muzikës është shumë e madhe, e që iu lejon fëmijëve të vallëzojnë dhe të këndojnë në stile të ndryshme të muzikës, e që do t'i mësojnë përgjatë gjithë vitit.
Pastrues i ajrit
Pastrues i ajrit
Mjedisi i shkollës është i pastër dhe i sigurt dhe secila klasë është e pajisur me pastrues të ajrit për ditët e turbullta.
Transporti
Transporti

Komiteti i Shkollës ILG për transport (autobus), e ka selektuar Kompaninë e Transportit “Medita” që ta sigurojë transportin e nxënësve të ILG-së.

 

Shërbimi është derë më derë. Ju mund të zgjidhni shërbimin për të dy drejtimet, mëngjes dhe pasdite ose vetëm një drejtim.

 

Autobusët kanë 12-15 ulëse; secili nxënës do ta ketë një ulëse me rripin e sigurimit.

 
Prindërit/Kujdestarët mund ta vënë ose dhe ta sigurojnë “karrigen e sigurimit për bebe” nëse e konsiderojnë të nevojshme.
 
Secili autobus e ka nga një përcjellës, I cili / e cila sigurohet që secili fëmijë e të vënë rripin e sigurimit, si dhe asiston nxënësit teksa hipin/zbresin në autobus/nga autobusi.

Objektivi kryesor i autobusëve të shkollës është siguria gjatë transportit.