Alumni

Alumni
Ne në Shkollën ILG jemi shumë të interesuar të dimë se si nxënësit tanë  sistemohen në shkollat e tyre të reja
pas largimit nga Kosova.
 
Si pjesë i këtij procesi, në Shkollën ILG  anketuam prindërit e ish-nxënësve në tetor të vitit 2015 për të mësuar se si nxënësit tanë integrohen në shkollat e tyre të reja. Ne jemi shumë të lumtur pasi që morëm përgjigje mjaft pozitive,nga shumicën e prindërve të ish-nxënësve që  raportojnë se Shkolla ILG u ka siguruar fëmijëve të tyre  përgaditje dhe përvojë të shkëlqyer.
 
Linda - nënë e nxënësve të klasës të parë dhe pestë
Linda - nënë e nxënësve të klasës të parë dhe pestë

"Për shkak të punës sonë jashtë vendit,fëmijët tanë para se të vijnë në Shkollën ILG tashmë kanë ndryshuar dy shkolla tjera.Por ata pothuajse menjëherë u ndien si në shtëpi! Gjatë qëndrimit tonë në Kosovë , Shkolla ILG u bë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Këtu vinte në shprehje jo vetëm angazhimi i personelit dhe cilësia e arsimit , por edhe ndjenja e bashkësisë. Pas largimit nga Kosova , do të doja të falënderoj Shkollën ILG për përgatitjen profesionale akademike të fëmijëve tanë , që e bënë shumë të lehtë integrimin e tyre në shkolla të reja.Nëpërmjet Shkollës ILG , ne fituam miqësi dhe shpresojmë që kjo miqësi të zgjasë për një kohë të gjatë. Faleminderit!"


Amaka - nënë e nxënëses të klasës të katërt
Amaka - nënë e nxënëses të klasës të katërt
"Ne tani më jemi në Nigeri dhe vajza jonë ndjek Shkollë Ndërkombëtare Amerikane të Abujës. Ajo është një shkollë shumë më e madhe, por unë e di që ILG-ja është poashtu udhëheqëse. Vajza ime është duke e shijuar qëndrimin këtu dhe gjeti shokë të rinj! Besoni apo jo, një nxënës i Shkollës ILG nga Bullgaria. Ju lutem, dërgoni përshëndetje tona të ngrohta mësimdhënësve të dashur dhe komunitetit."
 
 
Anastasia - nënë e nxënësve në Kopshtin e Fëmijëve dhe klasës të katërt
Anastasia - nënë e nxënësve në Kopshtin e Fëmijëve dhe klasës të katërt
"Fëmjët e mi, Aleksandra (10 vjeç) dhe Konstantinos (7 vjeç), vijuan mësimet në Shkollën ILG për 6 respektivisht 4 vjet. Ne u zhvendosëm në një vend tjetër në vitin 2015. Kjo ishte shkolla e tyre e parë dhe ne ndjehemi shumë të bekuar për këtë. Të dy fëmijët  fituan shprehi të mira  të duan librin, mësuan të kujdesen për bashkëmoshatarët e tyre dhe fituan kualifikime të larta akademike. Falemnderit Shkolla ILG,, ne ju duam dhe do të mendojmë gjithmonë për ju."